“Shumë shpejt tjetra” – Për kë e ka fjalen Gjesti?

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara edhe pas përfundimit të spektaklit. Me stilin e tij unik dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit, ai ka fituar zemrat e publikut – dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Së fundmi, Gjesti ka hedhur benzinë mbi zjarrin e kuriozitetit me një postim në InstaStory, ku ka shkruar:

“Veshu, ndreqhu, hala e para, shumë, shumë shpejt tjetra.”

Fraza, që përmban gjuhën tipike të tij urbane e spontane, është përkthyer nga fansat si një paralajmërim për një projekt muzikor të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.

Ndërkohë që nuk ka zbuluar as titullin, as datën e publikimit, ndjekësit e tij janë entuziastë dhe presin me padurim lëvizjen e radhës. Ky do të jetë debutimi i tij muzikor pas triumfit në reality show, një hap që mund të përforcojë pozicionin e tij në showbiz.

Të fundit