Site logo

Ntreg

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë online

Kadastra Shqiptare ka publikuar udhëzime të thjeshta për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Për ta bërë këtë, filloni duke u identifikuar në e-Albania dhe zgjidhni shërbimin “Rivlerësimi i Pasurisë”. Pastaj zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, ngarkoni dokumentet e pronësisë dhe, nëse përdorni ekspert të licencuar, aktin e ekspertimit dhe licencën e tij në PDF.

Tarifa e shërbimit nuk është fikse, por varet nga tatimi që rezulton nga rivlerësimi: deri 150,000 lekë tatim → 3,500 lekë, 150,001–300,000 lekë → 7,000 lekë, mbi 300,001 lekë → 10,000 lekë. Pas përllogaritjes së saktë, tarifa përfshihet në faturën që merrni në e-Albania.

Rivlerësimi mund të bëhet ose nga ASHK-ja me çmime minimale fiskale, ose nga ekspert i licencuar. Për ndërtesat, çmimi referencë ulet 1% për çdo vit përdorimi deri 30%, ndërsa për tokat përdoret çmimi minimal sipas hartës së vlerave. Rivlerësimi nga ekspertët nuk mund të jetë më i ulët se çmimi minimal fiskal.

baner viral news

Të fundit