Nëse dëshiron të shesësh, blesh apo të promovosh një shërbim online në Shqipëri, ntreg.al është një nga platformat më të njohura për këtë qëllim. Por si mund të postosh një njoftim në mënyrë të saktë, që të shihet dhe të të sjellë rezultate të mira?
Në këtë artikull do të gjesh një udhëzues hap-pas-hapi për të publikuar me sukses n’treg, nga krijimi i llogarisë deri te menaxhimi i shpalljes tënde.
- Shko në faqen zyrtare ntreg.al
- Kliko “Regjistrohu” nëse je përdorues i ri, ose “Hyr” nëse ke tashmë një llogari.
- Zgjidh kategorinë për njoftimin tënd :
- Real Estate
- Punë
- Shërbime
- Makina
- Elektronikë
4. Pas përzgjedhjes së kategorisë , ju ridrejtoheni te faqja e paketave. Për të zgjedhur paketen falas,thjesht shtypni butonin ” Zgjidh Paketën “.
5, Pas blerjes së paketë , shfaqet faqja me detajet e listimit. Në këtë faqe mund të plotësoni të dhënat e pronës/punës/shërbimit etj. Gjithashtu plotësoni të dhënat e produktit tuaj me informacion të qartë dhe korrekt, dhe mos harroni të shtoni fotografi shoqëruese.
6. Pasi të shtypni butonin dorëzo listimin, njoftimi juaj do të publikohet në faqen tonë ntreg.al
Postimi në Ntreg është një proces i thjeshtë, por efektiviteti i tij varet nga mënyra se si e paraqet njoftimin. Një përshkrim i qartë, foto të bukura dhe komunikim i shpejtë janë çelësi i suksesit. Nëse e ndjek këtë udhëzues, njoftimi yt do të jetë profesional, tërheqës dhe do të të ndihmojë të shesësh apo promovosh më shpejt!
Lexo më shumë: Platforma inovative që po transformon tregëtine online në Shqipëri
