Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Prej muajsh, ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin Don Xhoni, pasi të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë, asnjëri nuk ka konfirmuar publikisht raportin mes tyre.
Së fundmi, Loredana ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke imituar sjelljen e vajzave në fazën e parë të një njohjeje romantike. Në klip, ajo thotë me humor: “Gocat në periudhën e parë të njohjes… sa të dalë pak trupi.”
Postimi ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë parë si një “mesazh të koduar” për Don Xhonin. Spekulimet janë shtuar edhe më shumë, duke bërë që videoja të bëhet virale në pak orë.







