Situata del jashtë kontrollit: Alba akuzon Fjollën për përdorim të lëndëve narkotike

Situata del jashtë kontrollit: Alba akuzon Fjollën për përdorim të lëndëve narkotike

Një përplasje e fortë ka shpërthyer së fundmi mes Alba Pollozhanit dhe këngëtares Fjolla Morina, duke tensionuar ndjeshëm situatën në Big Brother VIP Kosova.

Dyshja kanë qenë të përfshira në debate të vazhdueshme gjatë gjithë javës, por situata arriti kulmin gjatë spektaklit Prime, ku Alba hodhi një akuzë të rëndë ndaj Fjollës.

Alba pretendoi se Fjolla, jashtë formatit televiziv, përdor lëndë narkotike, deklaratë që shkaktoi reagime të menjëhershme në studio. Moderatorët ndërhynë duke e ndaluar Albën të vijonte me këto lloj akuzash, duke theksuar se bëhej fjalë për pretendime të rënda.

Nga ana tjetër, Fjolla Morina, ndonëse dukshëm e acaruar, iu drejtua familjes së saj duke i kërkuar të ruajnë qetësinë, duke theksuar se është mirë dhe se akuzat nuk e prekin.

Ajo shtoi se nuk do ta lejojë këtë situatë ta ndikojë në lojën e saj, duke i cilësuar deklaratat si shpifje dhe duke u shprehur se do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi pa u ndalur nga këto përplasje.

Të fundit