Situata del jashtë kontrollit: Neda Balluku kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj burrit

Situata del jashtë kontrollit: Neda Balluku kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj burrit

Situata mes Neda Ballukut dhe bashkëshortit të saj, Ogren Balluku, duket se është përshkallëzuar ndjeshëm, teksa çifti ndodhet në proces divorci. Burime nga mediat rozë raportojnë se përplasjet mes tyre nuk kanë mbetur vetëm në nivel verbal, por kanë çuar Nedën të ndërmarrë një hap ligjor të fortë.

Sipas raportimeve, Neda Balluku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe kufizimi ndaj Ogren Ballukut, duke sinjalizuar se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë tejet të tensionuar.

Ogren Balluku është vëllai i zëvendëskryeministres në detyrë, Belinda Balluku, një fakt që e ka bërë lajmin edhe më të komentuar në opinionin publik.

Martesa e Nedës dhe Ogrenit zgjati rreth dhjetë vite dhe nga lidhja e tyre kanë ardhur në jetë tre fëmijë. Historia e dashurisë nisi në vitin 2010, gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother Albania 4”, ndërsa në vitin 2015 lidhja u kurorëzua me martesë.

Në fund të vitit të kaluar, kur u bë publik divorci, Neda pranoi se marrëdhënia kishte kaluar prej vitesh kriza të vazhdueshme. Ajo theksoi se një situatë e ngjashme ishte përjetuar edhe në vitin 2020, por atëherë kishin arritur ta kapërcenin.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Edhe në 2020 ndodhi diçka e ngjashme dhe ia dolëm. Dëshira ka qenë gjithmonë ta mbaj familjen,” u shpreh ajo në një intervistë për Top Channel.

E pyetur nëse vendimi për ndarjen ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesi i tyre mbetet gjithmonë prioritet absolut.

“Çdo fëmijë meriton të rritet në një ambient të shëndetshëm dhe të qetë. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda.

Të fundit