Skandal i Ri për Fero: Ngacmim, Kanosje dhe Dhunë ndaj Arbenitës – Nis Procesi Gjyqësor!

Reperi i njohur nga Kosova, Fero (Ferizaj Ferati), është rikthyer në qendër të vëmendjes pas raportimeve për ngritjen e një aktakuze ndaj tij për tre vepra penale serioze. Sipas burimeve nga mediat vendore, Fero akuzohet për ngacmim seksual, kanosje dhe dhunë psikologjike. Avokatja Elinera Osmani tha se kjo akt-akuzë është ngritur që në dhjetor të vitit 2024 ndëkohë që procesi për shqyrtimin e aktakuzës ka nisur këtë muaj, pa dhënë informacion se sa mund të zgjasë.

“Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë”.

Përballë këtyre zhvillimeve, ka reaguar menjëherë avokatja e reperit, e cila përmes një deklarate zyrtare sqaroi se klienti i saj po përballet me akt-akuza të paverifikuara të cilat po përdoren për interes të palës tjetër.Në reagim, avokatja theksoi gjithashtu se procesi gjyqësor do të dëshmojë të vërtetën duke shprehur qartë që Fero nuk do të heqë dorë nga vajza e tij.

“Po ashtu, aktakuza ndaj klientit tim ende nuk ka marrë formën e prerë, duke qenë se ende nuk është verifikuar-konfirmuar nga gjykata. Publikimi i saj në këtë fazë është i papranueshëm dhe i motivuar nga interesa që shkojnë përtej drejtësisë – konkretisht tentativë për të zhvendosur fokusin nga e vërteta dhe për të manipuluar perceptimin publik, përmes shpërqendrimit të opinionit.”

Skandal i Ri për Fero: Ngacmim, Kanosje dhe Dhunë ndaj Arbenitës – Nis Procesi Gjyqësor!

Pjesë nga deklarata zyrtare e Bedrie Rexhepit

Ndërkohë, sipas portalit Kosovarja, Arbenita ka vendosur të marrë vajzën e saj dhe të zhvendoset jashtë Kosovës. Ky vendim, sipas burimeve të afërta, lidhet drejtpërdrejt me dëshirën e saj për t’i ofruar vajzës një ambient më të qetë dhe të sigurt, larg vëmendjes publike dhe përplasjeve ligjore që përfshijnë babain e saj.

Arbenita është shprehur më herët se prioriteti i saj i vetëm është mirëqenia e vajzës dhe se çdo hap që ndërmerr është në funksion të saj. Kjo lëvizje është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetje për modelen, por nuk kanë munguar as zërat kritikë.

E gjithë kjo situatë vijon të ndiqet me interes nga publiku, ndërsa mbetet për t’u parë si do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Feros dhe si do të ndikojë kjo histori në jetën personale dhe karrierat e përfshira.

Të fundit