Skandal në BBVA5: Babai i Selin e quan Mirin ‘pervers’ dhe ‘zhigolo’

Skandal në BBVA5: Babai i Selin e quan Mirin ‘pervers’ dhe ‘zhigolo’

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, ka reaguar ashpër për herë të parë publikisht ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri. Gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, ai nuk i kurseu akuzat, duke e cilësuar Mirin si një person me sjellje të papërshtatshme dhe me qëllime jo të pastra.

Bollati theksoi se ka shumë mendime për Mirin, por shmang t’i shprehë publikisht për të mos ofenduar familjarët e tij. Sipas tij, produksioni i spektaklit duhet të angazhojë psikologë për të analizuar sjelljen e disa banorëve, duke nënkuptuar se Miri është i gatshëm të bëjë gjithçka për para dhe famë.

Ai mbrojti fuqishëm vajzën e tij, duke deklaruar se Selin është e ndërgjegjshme, e fortë dhe nuk ka hyrë në shtëpi për përfitime financiare. Ndërkohë, ai shprehu shqetësimin se Selin nuk është e informuar për mënyrën se si perceptohet raporti i saj me Mirin nga publiku jashtë.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shfaqur shumë të afërt që nga dita e parë në shtëpinë e BBVIP, duke nxitur reagime të shumta në rrjet dhe debate të forta mes ndjekësve të formatit.

Të fundit