Site logo

Ntreg

Skandal në Ferma VIP 2! Big Bastës i është premtuar fitorja?

Pas eliminimit nga “Ferma VIP 2”, këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka ndarë mendimet e tij të sinqerta mbi rrjedhën e lojës dhe mbi ata që sheh si pretendentë për fitoren.

I ftuar në një intervistë pas daljes, Ndoci u shpreh hapur kur moderatorja Aulona Musta e pyeti: “Kush është për ty fituesi?”.

Fillimisht ai iu përgjigj me diplomaci, duke thënë: “Të gjithë janë të mirë, kush dëshiron le ta fitojë. Më dëshiru tjetër e kush e merr tjetër”.

Megjithatë, këngëtari nuk nguroi të veçonte Big Bastën si më të favorizuarin për të fituar këtë edicion, duke nënkuptuar se brenda fermës ka pasur trajtime të pabarabarta.

“Unë kam arsye me thënë që do ta marrë Big Basta. Ka të gjitha premisat. Ka qenë shumë më i privilegjuar se ne të tjerët aty. Ai ka qenë për me dalë qysh në javën e tretë për nga aftësia”, u shpreh ai.

Sa i përket preferencave të tij personale, Ndoci veçoi dy konkurrentë që, sipas tij, e kanë mbajtur garën interesante dhe aktive: Anduelin dhe Andrea.

“Unë do të doja Andueli ose Andrea, sepse patën lojë gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Këto deklarata të Ndocit vijnë në një moment vendimtar të spektaklit, kur loja është bërë më e tensionuar dhe publiku luan një rol gjithnjë e më të madh në ecurinë e garës. Opinionet e tij pritet të nxisin diskutime, veçanërisht mbi rolin e Big Bastës dhe mënyrën si është trajtuar brenda fermës.

Skandal në Ferma VIP 2! Big Bastës i është premtuar fitorja?
baner viral news

Të fundit