Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Nëna e Ghetto Geasy në pranga

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin – nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.

Sipas autoriteteve, të arrestuarat dyshohen për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se aksioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe është pjesë e hetimeve kundër korrupsionit në institucionet publike.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.

Për momentin, identitetet e të gjithë të përfshirëve dhe detajet e rastit nuk janë bërë të ditura plotësisht, për shkak të fazës së hershme të hetimeve.

Të fundit