Skandal në showbiz: Vajza e Eli Farës kapet me 4.4 gramë kokainë, fshehur në portofol!
Ngjarja që ka tronditur showbiz-in sot lidhet me arrestimin e Marina Farës, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Sipas burimeve policore, 39-vjeçarja është ndaluar nga efektivët e policisë gjatë një kontrolli rutinë, ku pas verifikimeve të kryera, u zbulua se në portofolin e saj gjendej një sasi prej 4.4 gramësh kokainë.
Marina ka deklaruar para hetuesve se droga ishte e destinuar vetëm për përdorim personal. Megjithatë, ligji shqiptar lejon mbajtjen vetëm të një sasie minimale deri në 0.3 gramë për konsum vetjak, duke bërë që policia të mos e pranojë këtë justifikim dhe ta vendosë atë në pranga.
Marina pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim, ku do të përballet me akuzën e mbajtjes dhe posedimit të lëndëve narkotike. Ky zhvillim ka vënë në qendër të vëmendjes edhe këngëtaren Eli Fara, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me situatën.






