Site logo

Ntreg

Skandal pas Festivalit /Rozana Radi përplaset me Besa Kokdhimën

Marrëdhëniet mes këngëtareve Rozana Radi dhe Besa Kokëdhima duket se janë përkeqësuar, nëse ndonjëherë kanë qenë të mira. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Goca dhe Gra”, Rozana ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si Besa ka menaxhuar këngën fituese të Festivalit të RTSH-së, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Radi pretendon se pas fitores në Festival, Besa ndryshoi këngën origjinale pa njoftuar apo përfshirë autorët shqiptarë që kishin kontribuar në krijimin e saj.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq,” – u shpreh ajo.

Rozana vijoi me një mesazh më të gjerë mbi vlerësimin e bashkëpunëtorëve vendas dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në skenën ndërkombëtare:

“Sapo del jashtë kufirit, zgjedh të bashkëpunosh me të huaj. Ndonjëherë duhet të jesh besnik ndaj atyre që ishin aty në fillim. Ata nuk të lëshojnë kurrë. Dhe mbi të gjitha, duhet t’i qëndrosh gjuhës dhe vendit tënd.”

Nga ana tjetër, Besa Kokëdhima nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me deklaratat e Rozanës. Një detaj interesant është se dy artistet nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale – një sinjal i heshtur që flet për një raport të ftohtë mes tyre.

Të fundit