Një situatë e tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka sjellë reagimin publik të familjarëve të Brikenës, të cilët menaxhojnë rrjetet e saj sociale.
Gjithçka ndodhi kur Brikena, teksa po shkonte të flinte në shtratin e saj, u përball me një veprim të papritur nga Rogerti, i cili iu afrua duke iu hedhur në krevat. Për të shmangur situatën, ajo u largua drejt shtratit të Mateos, por sipas pamjeve të transmetuara, edhe aty situata u përsërit nga Tani.
Pas këtyre momenteve, banorja u shfaq e prekur emocionalisht dhe shpërtheu në lot.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, familjarët publikuan një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të saj, duke theksuar se qëndrimi i Brikenës nuk është strategji loje, por vendosje kufijsh me dinjitet.
“Kur nuk jep afrimitet, të quajnë ‘akull’. Kur e jep me kufij, quhet strategji për lojë. Në realitet? Është grua me dinjitet që nuk e keni nën kontroll. Ç’të bëjmë… burrat e vegjël ndihen të sfiduar”, thuhet në reagim.
Deklarata ka nxitur debat në rrjet, ndërsa publiku po komenton gjerësisht dinamikat e krijuara në shtëpi.






