“Sot eskortat quhen modele e influencere” – deklarata e fortë e Majkut ndez rrjetin!

“Sot eskortat quhen modele e influencere” – deklarata e fortë e Majkut ndez rrjetin!

Reperi i njohur shqiptar Majk ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të fortë në rrjetin social Threads, ku shpeshherë ndan mendime dhe reflektime për fenomenet sociale.

Pas një postimi që bëri bujë disa ditë më parë – “Para 15 vjetësh i ke numëruar në gishta konsumuesit e drogës, sot i numëron në gishta ata që s’e konsumojnë” – artisti ka vijuar me një tjetër reagim që ka ndezur diskutime të shumta në rrjet.

“Edhe më shqetësuese është rritja e eskortave në vendet tona, eskorta që në shikim të parë duken normale, cilësohen si ‘modele’, ‘influencerka të rrjeteve sociale’ etj… dhe janë shumë të respektuara e të ngritura në shoqërinë tonë. Ja kemi kaluar Bullgarisë, Moldavisë moti…”, ka shkruar reperi.

Postimi i tij ka ndarë opinionin e ndjekësve, me disa që e kanë përgëzuar për guximin për të folur hapur, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për gjuhën e ashpër dhe përgjithësimet ndaj vajzave që merren me modeling apo influencë online.

Ky nuk është hera e parë që Majk ngre tema të ndjeshme sociale, duke u shndërruar në një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe të komentuar në rrjetet sociale shqiptare.

Të fundit