Spekulimet nisin herët – ja kush përflitet për BBV 5

Edhe pse edicioni i katërt i “Big Brother VIP” sapo ka përfunduar, publiku mbetet jashtëzakonisht i interesuar për edicionin e pestë të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Në mediat online kanë nisur që tani të qarkullojnë aludime për personazhet e njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme shqiptare.

Moderatorja e emisionit “Wake Up”, Neada Muça, gjatë mëngjesit të sotëm ndau me publikun disa nga emrat që po përfliten për “Big Brother VIP 5”.

“Ka filluar të dalin emrat e rinj të ‘Big Brother’-it të ardhshëm. Portalet po shkruajnë dhe kam disa emra për ju, uroj që t’iu pëlqejnë. Ka edhe përshkrime për secilin prej tyre”, tha Neada.

Sipas raportimeve, disa nga emrat që përmenden janë:

  • Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Miss-i i njohur;
  • Isli Islami, moderatori karizmatik i mëngjeseve televizive;
  • Kelvi Kadilli, gazetari me stil ironik dhe batuta therëse;
  • Kostana, një vajzë e re që ka qenë më parë në studio me “Wake Up”;
  • Vitmar Basha, këngëtar dhe showman i njohur për natyrën spontane.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni i “BBV”, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë banorët zyrtarë të edicionit të ri.

Të fundit