Në episodin më të fundit të podcast-it “Flet” me Ilnisa Agollin, i ftuar ishte këngëtari i njohur Stine, një emër që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare falë stilit unik dhe repertorit të pasur artistik.
Gjatë intervistës, artisti ndau reflektime të sinqerta mbi jetën personale dhe rrugëtimin e tij profesional. I pyetur rreth perceptimit të tij për gjendjen aktuale të tregut muzikor në Shqipëri dhe ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite, Stine u shpreh:
“Muzika ka humbur disi thellësinë në tekst, emocionin dhe dashurinë e dikurshme për artin. Sot është kthyer më tepër në biznes. Sigurisht që tregu ndikohet nga ai ndërkombëtar, por ne kemi ngecur në disa zhanre dhe shpesh fjalët vijnë në mënyrë spontane. Flas për veten time, pa gjykuar të tjerët.”

Në vitet e fundit, artisti ka zgjedhur të distancohet nga skena muzikore, duke u përqendruar në projekte të tjera personale.






