Stine rrëfen për herë të parë pas kohësh: “Me Rozën? S’jemi më as miq…”

Këngëtari i njohur shqiptar, Stine, ka thyer heshtjen mbi një nga lidhjet më të komentuara të viteve 2010: atë me moderatoren Roza Lati. Në një intervistë për emisionin “Andale”, ai është pyetur për këtë marrëdhënie të shumëpërfolur nga mediat dhe fansat.

“Asnjë gjë. Ishte një kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar,” – është shprehur Stine, duke treguar një ton të qetë dhe reflektues.

Megjithatë, kur u pyet nëse ka pasur ndonjë kontakt mes tyre pas ndarjes, ai u shpreh prerë:

“Nuk kemi kontakte. As që jemi miq…”

Në të njëjtën kohë, Roza Lati ka folur kohët e fundit për lidhjen e saj me partnerin aktual, Xhonatan Islamin, duke zbuluar se “shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin”, por thekson se martesa nuk është ende në planet e tyre.

Të fundit