Site logo

Ntreg

Stresi i del publikisht në mbrojtje të arrestuarit për drogë

Reperi i njohur Stresi ka reaguar ashpër në rrjete sociale pas arrestimit të Shemsi Bahtirit, gjatë një operacioni të madh antidrogë të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer”, u zhvillua në 47 lokacione të ndryshme dhe rezultoi me arrestimin e 22 personave nën dyshime për trafikim me lëndë narkotike. Mes tyre, edhe Shemsi Bahtiri – një emër që u përmend menjëherë në media dhe rrjete sociale.

Por ky lajm shkaktoi valë reagimesh, ku një ndër të parët që e komentoi ishte vetë Stresi. Përmes një postimi në Instagram Story, ai e cilësoi arrestimin të padrejtë dhe një tentativë për të “njollosur” emra të pastër, duke e lidhur rastin edhe me politikën.

“Te Shemsi Bahtiri kanë hi për dyshimet që i kanë për djalin e tij… dhe e kanë marrë Shemsiun për me njollos Vetëvendosjen… nëse ka pa ndonjëherë drogë me sy, ua kam borxh jetën,” – shkroi reperi me tone të forta.

Ai shtoi gjithashtu se Shemsi Bahtiri është mik i ngushtë i familjes së tij dhe një njeri që s’ka lidhje me botën e krimit:

“Babai im e ka mik prej vitesh, hyjmë e dalim dhe është njeri i përkryer. Si mundet të trajtohet kështu një njeri që në jetën e tij s’e ka idenë e këtyre gjërave?”

Reagimi i tij ka ndezur debat në rrjete sociale, ndërsa shumë ndjekës po ndajnë mendime të ndryshme mbi rastin.

Operacioni “Qielli i Thyer” mbetet ndër më të mëdhenjtë në Kosovë kundër trafikimit të drogës, por për disa emra të përmendur, siç pohoi Stresi, akuzat mbeten të dyshimta dhe të padëshmuara publikisht.

Stresi i del publikisht në mbrojtje të arrestuarit për drogë

Të fundit