Stresi shpërthen në rrjete /Kujt ia drejton thumbin reperi?

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka ndezur rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram Story, duke lënë të kuptohet se është në prag të publikimit të një projekti të ri muzikor. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është toni thumbues i mesazhit të tij, i cili ka ngjallur spekulime të shumta në publik.

“Ufffffff… 1 drill e boj i herë n’vit, por ju fiki juve drrillerave! Kjo do jetë krejt diçka tjetër…” – shkruan Stresi, duke lënë të nënkuptohet se kënga e ardhshme do të jetë një goditje e drejtpërdrejtë ndaj reperëve të tjerë të zhanrit drill.

Edhe pse ai nuk përmend emra konkretë, ndjekësit në rrjet kanë filluar të aludojnë për emrat që mund të jenë subjekt i kësaj deklarate provokuese. Disa e shohin si një thumbim për reperët e rinj që janë përpjekur të zënë hapësirë në skenën e hip-hop-it me këtë stil, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një shprehje vetëbesimi nga Stresi – një mënyrë për të ritheksuar se ai mbetet një emër me peshë në industrinë muzikore shqiptare.

Me premtimin se “kjo do jetë krejt diçka tjetër”, Stresi ka rritur pritshmëritë për projektin e tij të radhës, duke krijuar jo vetëm interes, por edhe tension në ajër. Data e publikimit ende nuk është bërë publike, por ajo që është e sigurt – fansat dhe ndjekësit e skenës rap janë më të vëmendshëm se kurrë.

Mbetet të shihet nëse kjo këngë do të ndezë një tjetër “luftë” brenda skenës urbane shqiptare.

Stresi shpërthen në rrjete /Kujt ia drejton thumbin reperi?

Të fundit