Site logo

Ntreg

Stresi zbulon arsyen pas “puthjes” me Jozin

Pasi Jozi goditi Gjestin me shpullë, një nga personat që reagoi ashpër në mbështetje të Gjestit ishte Stresi. Por duket se raportet kanë marrë një kthesë të papritur.

Në TikTok po qarkullon një video ku Stresi shfaqet pranë Jozit, ndërsa bisedojnë në mënyrë miqësore. Në një moment, ai e pyet:

— “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?”

— “Vëllezër,” përgjigjet Jozi.

Pas kësaj, Jozi i drejtohet me një kërkesë të papritur:
— “Më puth.”

Dhe Stresi, pa hezituar, ia plotëson dëshirën.

Së fundmi, vetë Stresi ka folur për këtë moment, duke zbuluar se videoja ishte pjesë e një projekti që kishin planifikuar përpara lansimit të një kënge të re, një “prank” siç e quan ai.

Kjo nënkupton se dyshja kanë lënë pas tensionet dhe së shpejti pritet një bashkëpunim muzikor mes tyre.

Të fundit