Pas një periudhe pushimi nga ekrani, producenti Turjan Hysko rikthehet me një projekt që ka ngjallur shumë kureshtje. “Kazerma” do të jetë një film reality show, i cili sipas Turit “do të ndryshojë rregullat e lojës”.
Faqja e filmit paralajmëron:
“Çdo ditë është një betejë për mbijetesë! Një çmim 200 mijë euro, vetëm një fitues.”
Por surprizat nuk ndalen me kaq. Opinionisti Anaid Kaloti ka zbuluar një detaj emocionues nga projekti: në film do të shfaqet edhe influencuesja më e komentuar e momentit, Hati, e cila debuton si aktore.
“Kur pashë skenarin nga Turi, u emocionova shumë. Plus, Hati luan në film dhe mezi pres të shoh se çfarë kanë gatuar këta dy buzagazët,” shkruan Kaloti.
Kështu, fansat e Hati dhe të Turjan Hyskos kanë arsye të gëzohen, pasi projekti duket se do të sjellë një kombinim të veçantë drame, emocion dhe humor.






