Pas disa ditësh relaksi në jug të Shqipërisë për ditëlindjen e saj, Sara Hoxha është kthyer në shtëpi… por jo vetëm me kujtime nga deti dhe dielli.
Ajo që e ka pritur në kthim është një surprizë që shumëkush do ta quante romantike: një buqetë trëndafilash të bardhë dhe një shënim i thjeshtë, por i ngrohtë – “Mirë se erdhe në shtëpi”.
Ky detaj është bërë publik përmes një story-je të postuar nga vetë Sara, të cilën e shoqëroi me një fjali domethënëse:
“Shpirtat e mëdhenj gjejnë lumturi në gjëra të vogla.”
Prej kohësh është përfolur për një lidhje mes saj dhe biznesmenit të njohur Erik Fullani, ndërsa së fundmi ata janë parë shpesh bashkë – herë në kafenetë e Tiranës, herë në bregdetin jugor, larg syrit të kamerave.
Edhe pse të dy mbeten të heshtur për publikimin e një konfirmimi zyrtar, gjestet, pranitë dhe detajet e vogla flasin më shumë se çdo status: ky raport po piqet dhe duket se po ecën në drejtimin e duhur.
Fansat presin me kuriozitet postimin që do ta zyrtarizojë një herë e mirë këtë lidhje. Deri atëherë, lulet flasin vetë.







