Kiara Tito u surprizua në mënyrë emocionuese në nisje të emisionit “Fan Club”, me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të. Produksioni i kishte komunikuar në kufje se në shtëpinë e “Big Brother” kishte mbërritur një zarf i zi dhe se duhej transmetuar momenti në studio, por ajo që u shfaq ishte një surprizë e veçantë e përgatitur posaçërisht për të.
Në klip u përfshinë momentet më të bukura të jetës së Kiarës, që nga fëmijëria, ëndrrat e saj, rrugëtimi në “Big Brother VIP Albania”, e deri te roli i saj i ri si nënë. Videoja shoqërohej me një mesazh urimi që preku thellë moderatoren.
E emocionuar, Kiara nuk arriti t’i mbajë lotët, duke falënderuar produksionin dhe publikun për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Kujtojmë se Kiara Tito gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 2” njohu edhe dashurinë e jetës së saj, Luiz Ejllin, me të cilin më pas u martua. Në vitin 2024, çifti u bënë prindër për herë të parë, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.






