Surprizë mbretërore! Princ Leka dhe Blerta në pritje të një djali, përshpejtohet dasma!

Surprizë mbretërore! Princ Leka dhe Blerta në pritje të një djali, përshpejtohet dasma!

Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre personale. Çifti është duke finalizuar detajet e fundit të dasmës private, e cila duket se do të mbahet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Sipas asaj që po qarkullon në rrjetet sociale dhe burimeve pranë çiftit, shkak për përshpejtimin e ceremonisë është shtatzënia e Blertës. Thuhet se çifti është në pritje të një djali, lajm i cili për miqtë e afërt nuk është më sekret, edhe pse ende nuk është konfirmuar publikisht nga vetë ata.

Blerta ka tërhequr vëmendjen së fundmi me publikimin e një fotoje ku shfaqet e veshur me fustan nusërie, me kurriz nga kamera – një detaj që ka shtuar dyshimet se dasma është shumë më pranë sesa pritej. Ceremonia ishte planifikuar për në verë, por burimet bëjnë me dije se do të zhvillohet më herët, përpara se shtatzënia të bëhet e dukshme.

Vitin e kaluar, çifti festoi fejesën në një ceremoni private në jug të vendit, e cila u komentua gjerësisht në media. Që prej asaj kohe, Princ Leka dhe Blerta janë shfaqur të qëndrueshëm dhe të konsoliduar si çift, duke ruajtur gjithsesi privatësinë e tyre.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Princ Lekën, pas vajzës që ai ka nga martesa e mëparshme me Elia Zaharinë, ndërsa për Blertën është hera e parë që bëhet nënë.

Pak muaj më parë, çifti foli publikisht për herë të parë për lidhjen e tyre. Në një intervistë të sinqertë, Princ Leka sqaroi rrethanat e divorcit me Elia Zaharinë, duke mohuar kategorikisht tradhtinë dhe duke theksuar se lidhja me Blertën ishte komunikuar hapur që në fillim.

Nga ana e saj, Blerta Celibashi hodhi poshtë spekulimet për një miqësi me ish-bashkëshorten e Princ Lekës, duke i cilësuar si trillime mediatike. Ajo theksoi se raporti i saj me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë strikt profesional.

Të fundit