Tre hyrje të reja kanë trazuar shtëpinë e Big Brother VIP 5. Mbrëmjen e sotme, tre banore të reja iu bashkuan garës për Çmimin e Madh, duke sjellë energji, histori personale dhe dinamika të reja në lojë.
Edisa, me formim në marketing, e ka gjetur veten mes estetikës, modës dhe fitnesit. Ajo hyn në shtëpi me synimin për të përçuar pozitivitet dhe vetëbesim, duke theksuar se është nga ato persona që zakonisht arrin atë që synon.

Nikol, 23 vjeçe, fotomodele nga Korça, ka kaluar disa vite në Gjermani përpara se të kthehej në Shqipëri. E drejtpërdrejtë dhe e vendosur, ajo shprehet se përballë padrejtësive është gjithmonë e para që ngre zërin.

Ndërsa Efi është e martuar dhe nënë e një djali 15-vjeçar. E lidhur fort me partnerin e saj prej vitesh, ajo ka studiuar pikturë në Firence dhe sot ushtron edhe profesionin e personal-traineres, duke kombinuar artin me pasionin për sportin.

Tre profile të ndryshme, tre histori unike – gara në shtëpinë më të famshme në vend pritet të bëhet edhe më interesante.






