Një debat i ashpër shpërtheu në Big Brother VIP Albania 5 mes banorit të ri Rogertit dhe Kristit. Gjatë përplasjes, Rogerti e akuzoi Kristin se është një “Big Baby” dhe se kërkon vëmendje gjatë gjithë kohës, duke nxitur reagimin e fortë të këtij të fundit.
Kristi u acarua dhe i kërkoi Rogertit të mos përmendë familjen e tij, madje duke e sfiduar me një shprehje të fortë: “Do ta fik cigaren mu në ballë!”. Debati u shoqërua me tension të lartë, fyerje dhe përplasje verbale që lanë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre pritet të jetë e nxehtë për ditët e ardhshme.
Pjesë nga debati:
Rogerti: “Ti nuk i do njerëzit.”
Kristi: “Duket.”
Rogerti: “Ti je ‘Big Baby’ që i shtje lodrat nga karroca e bebes, ‘a mami, mami’. Ti do vëmendje gjatë gjithë kohës dhe do ta japim.”
Kristi: “Mos ma përmend mua nënën, se ta fik cigaren mu në ballë.”
Rogerti: “Hë, bëje. Fute pra, hë.”
Kristi: “Ta fik cigaren mu në ballë, në rregull.”
Rogerti: “Çfarë tjetër bën?”
Kristi: “Familjen me mua, stop!”
Debati vazhdoi me tone të larta dhe fyerje të ndërsjella, duke treguar tensionin e madh që po krijohet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.






