Tallje ndaj Brikenës? Veprimi i familjes së Mateos ndez reagime

Tallje ndaj Brikenës? Veprimi i familjes së Mateos ndez reagime

Një raport nga e kaluara mes Brikenës dhe Mateos vijon të diskutohet edhe sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke nxitur debate të shumta mes banorëve dhe publikut.

Brikena ka mohuar kategorikisht se ka pasur një lidhje me Mateon, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se mes tyre ka ekzistuar një pëlqim i ndërsjellë. Megjithatë, situata ka marrë një tjetër kthesë jashtë shtëpisë.

Së fundmi, në llogarinë e Instagram-it të Mateos është bërë repost një video, e menaxhuar nga familjarët e tij, ku ironizohet reagimi i Brikenës gjatë momentit që ajo flet për raportin me Mateon. Në video, ajo shihet e sikletosur, ndërsa familja e tij duket se tallet hapur me deklaratat e saj.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke shtuar dyshimet nëse familja e Mateos po e pranon në mënyrë indirekte se mes dy banorëve ka pasur diçka më shumë sesa thjesht njohje.

A është ky një konfirmim i heshtur se raporti mes Brikenës dhe Mateos nuk ishte aq i pafajshëm sa pretendohet? Pyetja mbetet e hapur, ndërsa publiku vijon të komentojë me intensitet çdo detaj të kësaj historie.

Të fundit