Të gjithë të fiksuar pas këngës së re të Cricket, Lore dhe Elinel

Pas daljes nga Big Brother Vip Albania, këngëtarja e muzikës së lehtë Lore duket se është angazhuar në disa projekte muzikore. Pas bashkëpunimit me MCKreshën, ajo ka publikuar së fundmi projektin “Ndoshta ti”, një punë e përbashkët me producentin e njohur Cricket dhe këngëtarin Elinel.

Kënga ka marrë rreth 170 mijë shikime vetëm në disa orë dhe duket se po gëzon një sukses të madh online, duke marrë shumë komente pozitive nga publiku.

Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, është një nga zërat e rinj më premtues të muzikës pop shqiptare. E lindur në vitin 1996, ajo u bë e njohur për publikun përmes The Voice of Albania, ku spikati me timbrin e saj të ëmbël dhe interpretimin plot ndjenjë.

Me një stil intim dhe autentik, Lore vendos integritetin artistik mbi suksesin komercial, duke sjellë këngë që fokusohen te emocioni dhe identiteti personal. E frymëzuar nga Lana Del Rey dhe Billie Eilish, ajo po ndërton një profil muzikor të veçantë në skenën shqiptare.

Të fundit