Site logo

Ntreg

Të huajt të çmendur pas këtyre pijeve shqiptare

Turistët e huaj po shtojnë shijet lokale në eksperiencën e tyre shqiptare, duke kërkuar gjithnjë e më shumë raki tradicionale, konjak vendas dhe verë të bardhë.

Të dhënat tregojnë se prodhimi i pijeve alkoolike u rrit 27% gjatë vitit 2025, duke arritur 315,8 mijë litra, kryesisht për shkak të kërkesës së turistëve. Sipas prodhuesve vendas, rreth gjysma e konsumit të këtyre pijeve erdhi nga vizitorët.

Për të përmbushur shijet e huaja, kantinat vendase po planifikojnë të zgjerojnë gamën e prodhimit, duke përfshirë edhe uiskin, xhin dhe vodkën gjatë vitit 2026.

Ekspertët e industrisë vënë në dukje se kjo tendencë nuk ndikon vetëm tek prodhimi, por po ndryshon edhe imazhin gastronomik të Shqipërisë, duke e pozicionuar vendin si një destinacion jo vetëm për natyrën dhe historinë, por edhe për shijet autentike lokale.

baner viral news

Të fundit