Site logo

Ntreg

“Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi Dhedhes reagon

Efi Dhedhes i përgjigjet akuzave në rrjet: “Ça thua më vërtetë? Turp të kem?”

Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me një koment kritik në profilin e saj, i cili ngjalli debat në platformën Instagram. Një ndjekëse e akuzoi publikisht se bën pjesë në grupin e vajzave të njohura që, sipas saj, “takojnë persona të burgosur”, duke përdorur gjuhë fyese dhe nënkuptime të forta.

Efi reagoi menjëherë, duke iu përgjigjur me ironi:
“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – duke e trajtuar komentuesen me një ton sarkastik dhe pa e lënë pa përgjigje provokimin.

“Të ka dal emri që shkon në burgje” – Efi Dhedhes reagon

Megjithatë, replika nuk u ndal me kaq. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke e ironizuar për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që “të mos shesë moral”. Komente të tilla vijnë pas raportimeve të fundit në media, ku është përfolur për një prani të disa vajzave të njohura të showbizit në ambiente të burgjeve për “takime speciale” me persona të dënuar për vepra të rënda penale.

Efi nuk ka dhënë një deklaratë të mëtejshme pas këtij shkëmbimi në rrjet, por reagimi i saj fillestar ka qenë i mjaftueshëm për të ndezur diskutime dhe ndarje të forta mendimesh mes ndjekësve të saj.

Të fundit