Site logo

Ntreg

‘Të lutem, mundësoma me pa vajzën!’ – Fero shpërthen nnë podcastin e Arbanës

‘Të lutem, mundësoma me pa vajzën!’ – Fero shpërthen nnë podcastin e Arbanës

Reperi Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe mjaftoi vetëm publikimi i trailerit që rrjetet sociale të shpërthenin në diskutime.

Në videon e shkurtër, Fero shihet i prekur emocionalisht, teksa për herë të parë pas një kohe të gjatë flet për akuzat që e kanë ndjekur dhe për marrëdhënien me vajzën e tij.

Në fragmentin që është bërë viral, dëgjohet duke thënë me zë të dridhur:

“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë.
Të lutem, mundësoma me pa çikën.

Këto fjalë kanë prekur publikun dhe kanë rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e ndarjes së bujshme mes Feros dhe modeles Arbenita Ismajli. Çifti, dikur një nga më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, që kulmuan me publikimin e dokumenteve zyrtare dhe deklaratave për dhunë në familje.

Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë të vogël, të cilën reperi nuk e ka parë prej kohësh. Në këtë intervistë, ai duket se përpiqet të tregojë versionin e tij të ngjarjeve, ndërsa fansat janë ndarë mes mbështetjes dhe kritikave.

Të fundit