Site logo

Ntreg

Të presin shumë koncerte, Leo!’ – dhe pastaj del Rovena… Xheneta tallet live!

sh-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë një moment të paharruar dhe mjaft komik nga eksperienca e saj në shtëpinë më të njohur televizive në Kosovë.

Gjatë një lidhjeje live në TikTok, ku ishte pranë Lela Seferit, Xheneta rikujtoi një ngjarje nga nata e eliminimit të këngëtares Rovena Stefa.

Sipas saj, ky ishte një nga momentet më qesharake të sezonit të tretë të reality show-t, për shkak të ironisë së situatës.

Ajo tregoi se në prapaskenë, kur Rovena dhe Leonardo Gashi ishin kandidatët e fundit përballë vendimit të publikut, këngëtarja iu afrua Leonit me fjalë inkurajuese.

“Më qesharake ishte kur doli Leo. Në prapaskenë, Rovena i kap dorën dhe i thotë: ‘Leo, ty të presin shumë koncerte, shumë të mira’. Pesë minuta më vonë dëgjohet: ‘Banori që lë shtëpinë përfundimisht është Rovena Stefa’,” tregoi Xheneta me humor.

baner viral news

Të fundit