“Televizioni është një mashtrim i madh” – Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga ekrani

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë pa dorashka për vendimin e tij për t’u larguar nga televizioni, duke ndarë publikisht arsyet që e çuan drejt mbylljes së një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij.

I ftuar në emisionin “Flet”, ai rrëfeu se e kishte kuptuar qartë kur ishte momenti për të ndalur:

“Mendoj që koha ime për atë lloj show kishte kaluar. Fillova të ndjej se performanca ime nuk ishte më në maksimum. Dhe e di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë… dhe aty e mbylla.”

Duke u ndalur te marrëdhënia e tij me televizionin sot, Mamaqi ishte edhe më i drejtpërdrejtë:

“Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ke më nevojë për ekranin.”

Aktualisht, ai është përfshirë në projekte të reja jashtë ekranit, ku siç thotë, po shijon më shumë lirinë kreative dhe energjinë e drejtëpërdrejtë me publikun.

Për fansat që shpresojnë ende në një rikthim të tij në televizion, ka një fije shprese:

“Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por asnjë nuk më ka bindur. Nëse vjen një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

Të fundit