Arjan Konomi ka zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë pse u largua nga Top Channel rreth dy vite më parë. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, opinionisti i njohur tregoi se gjithçka nisi pas një komenti kritik që ai kishte bërë për opinionistët e Big Brother Vip Albania.
Sipas Konomit, drejtues të Top Channel e kontaktuan menjëherë dhe i kërkuan të fshinte postimin, por ai nuk pranoi. “Më telefonuan dhe më thanë ta hiqja komentin. U thashë që e kisha postuar dhe nuk e hiqja. Nuk e fshiva. Më dhanë një pezullim dhe më paralajmëruan se nëse nuk e hiqja, do largohesha. U thashë ‘OK, largohem unë, por komentin nuk e heq’… dhe ashtu bëra,” – deklaroi Konomi.
Në reagimin e tij të asaj kohe, ai e kishte cilësuar nivelin e opinionistëve në studio si mediokër, duke shtuar: “Teksa i dëgjoja, më dukej sikur shihja njerëz të rëndomtë që diskutojnë në një lokal periferie, me mënyrën më vulgare të debatit. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”






