Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe debate të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe komentet e shumta në rrjetet sociale.
Përplasja verbale ndodhi gjatë transmetimit live, ku Labi nuk kurseu kritikat ndaj aktores. Ai ironizoi Oltën, duke vënë në dyshim forcën e saj si konkurrente në Big Brother VIP Albania.
“Nuk kam nevojë as lojën tënde ta dëgjoj, sepse po të kishe qenë ti e fortë, do e kishe fituar atje vendin e parë,” u shpreh Rexha gjatë debatit.
Olta reagoi menjëherë, duke mos e lënë pa përgjigje. “Aha, çka kam fituar unë, ti e ëndërron atë që kam fituar unë,” ishte përgjigjja e saj e prerë.
Pjesëmarrja e Oltës në Big Brother VIP Albania i përkiste edicionit të dytë, ku fitues u shpall Luiz Ejlli.






