Një debat i papritur ka tensionuar atmosferën në studion e emisionit “E Diell”, ku e ftuar ishte ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj. Fillimisht, biseda zhvillohej në një ton të qetë dhe miqësor, por gjithçka ndryshoi kur u përmend emri i ish-partnerit të saj, Lumbardhit.
E pyetur për jetën personale, Kaderi u shpreh se po kalon një periudhë të qetë dhe nuk është e përfshirë në një lidhje:
“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” tha ajo me qetësi.
Situata u përshkallëzua kur Xheneta, një tjetër e ftuar në panel, përmendi se pas përfundimit të “BBVIP Kosova”, kishte marrë vëmendje nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin.
“Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh Xheneta, duke shtuar se më parë nuk kishte patur asnjë kontakt apo afrimitet me të.
Deklarata e saj duket se preku një pikë të ndjeshme për Kaderin, e cila reagoi menjëherë dhe kërkoi që tema të ndërpritej:
“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton të prerë, përpara se të largohej nga studio, duke lënë të tjerët të habitur.
Ngjarja ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku opinioni publik është ndarë: një pjesë mbështet vendimin e Kaderit për të ruajtur privatësinë, ndërsa të tjerë argumentojnë se personazhet publikë duhet të jenë të gatshëm të përballen me pyetje të tilla në emisione.






