Një debat i nxehtë ka shpërthyer ditën e sotme në Big Brother VIP mes banoreve Livia dhe Selin, duke ngritur tensionin brenda shtëpisë. Përplasja nisi kur Livia e kritikoi Selin, duke i thënë se “nuk mund ta marrë të gjithë rolin e dashnores” dhe duke e pyetur ironi: “Nëse nuk do ishte Gimbo, kujt djali do i kishe shkuar?”
Selin iu përgjigj menjëherë, duke e sfiduar me një koment: “Mëso të artikulosh, se je aktore”. Ndërkohë, banori tjetër, Rogerti, u përfshi në debat duke i thënë Selin se po sillet si “lëpirëse e Mirit”.
Replika mes vajzave u bë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë:
- Livia: “Mos i ngatërro të gjithë me të njëjtin standard. Ka gra dhe fëmijë jashtë, nuk janë si ty.”
- Selin: “Je turp i Zotit! O rruga!”
- Livia: “Nuk marrin të gjithë rolin e dashnores. Unë jam Livia Lozi, veç shprehem dhe rri si dua. Ti ke qëndruar pas Mirit 50 ditë. Po mos kishte ardhur Gimbo, çfarë do kishe bërë?”
- Selin: “Artikulohu më mirë.”
- Rogerti: “Po, je lëpirëse e Mirit.”
- Livia: “Po ti, do kishe kapur ndonjë tjetër? E ndjek Mirin kudo ku shkon.”
Debati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe ka nxitur reagime të forta brenda shtëpisë, duke theksuar rivalitetin dhe tensionet mes pjesëmarrësve të këtij edicioni.






