Tensione të reja mes Loredanës dhe Mozzik: Akuza dhe deklarata të forta

Përplasja mes Loredana Zefi dhe Mozzik duket se ka hyrë në një fazë të re publike, mes deklaratave emocionale dhe akuzave në muzikë.

Në një intervistë në podcastin e Arbana Osmani, Loredana foli hapur për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, duke theksuar se ka duruar shumë për hir të vajzës së tyre. “Më bëj dëm mua, por jo vajzës”, u shpreh reperja, duke lënë të kuptohet se prioriteti i saj absolut mbetet mirëqenia e fëmijës.

Ajo shtoi se ka toleruar situata të vështira për shkak të “pikës së dobët”, siç e quajti vajzën e saj, dhe la të nënkuptohet se urrejtja apo konfliktet personale nuk duhet të ndikojnë në raportin me fëmijën.

Por ndërkohë që Loredana fliste në podcast, në anën tjetër situata mori edhe dimension muzikor. Vetëm një javë më parë, Mozzik publikoi një diss të ri, ku – sipas fansave – ka akuza të drejtpërdrejta ndaj Loredanës, duke e akuzuar për vjedhje. Teksti i këngës ka ndezur rrjetin, me ndjekës që përpiqen të deshifrojnë çdo varg dhe referencë.

Kështu, përplasja mes dy artistëve nuk mbetet më vetëm në deklarata, por kalon edhe në muzikë, duke e bërë këtë një nga sagat më të komentuara të momentit në skenën shqiptare.

Të fundit