Me të mësuar përmbajtjen e zarfit të zi, se në televotim do të shkonte Greta dhe Marko për sjelljet e pahijshme në shtëpi, Rogerti njoftoi se do të dilte nga loja nëse Marko linte shtëpinë.
Në mbyllje të prime, prezantuesi Ledion Lico njoftoi se i eliminuari i mbrëmjes ishte në fakt Marko. Kjo bëri që Rogerti t’i afrohej derës së daljes duke thënë se ishte një padrejtësi të mos eliminohej Greta. Moderatori e njoftoi atë se vendimin e tij mund ta jepte pak më vonë dhe i tha të mos i merrte vëmendjen e largimit Markos.
Ky i fundit i tha një fjalë Rogertit “ta lësh shtëpinë pa malësor, sikur ta lësh pa bukë” dhe Rogerti shpërtheu në qara në krahët e tij. Pas një përqafimi të gjatë mes dy banorëve, Rogerti e tërhoqi vendimin e tij dhe qëndroi në shtëpi. “Derisa të më nxjerri publiku, s’kam ku shkoj”, tha ai.
Mesa duket shantazhi që Rogerti u përpoq t’i bënte produksionit nuk funksionoi.






