Site logo

Ntreg

Thashetheme apo realitet? Adrola Dushi ndez rrjetin me fustan të bardhë

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, mbetet një nga figurat më të komentuar në mediat rozë, veçanërisht për lidhjen e përfolur me këngëtarin e njohur të estradës shqiptare, Capital T.

Edhe pse çifti zgjedh të ruajë privatësinë dhe rrallëherë ndajnë momente personale në rrjetet sociale, ndjekësit vigjilentë kapin çdo detaj të mundshëm që ngjall kuriozitet. E tillë ishte edhe paraqitja e fundit e Adrolës, e cila u shfaq e veshur me fustan të bardhë nusërie – një imazh që ndezi menjëherë rrjetin.

Spekulimet nisën me shpejtësi: A është kjo një shenjë se Adrola po përgatitet për dasmë? Apo bëhet fjalë për një projekt fotografik apo reklamë?

Derisa vetë modelja nuk ka reaguar ende për të sqaruar situatën, ndjekësit vazhdojnë të spekulojnë dhe të shpresojnë për një lajm të madh nga një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar.

Të fundit