Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndezur rrjetin me vargje të reja që po interpretohen gjerësisht si një diss i drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj, Bes Kallaku. Në tekstin që po qarkullon, Xhensila nuk lë vend për dyshime dhe flet hapur për një lidhje që, sipas saj, nuk është mbyllur kurrë emocionalisht.
“Emrin tim thuje, thuaje asaj që në zemër më ke, e di që një ditë ke u kthy për ne”, janë fjalët që fansat i shohin si një mesazh të qartë për Besin, duke sugjeruar se pavarësisht lidhjeve të reja, zemra e tij mbetet ende te ajo.
Por ajo që ka shkaktuar reagimin më të madh është vargu provokues që e kendon Kresha:
“Edhe kur jam tu q me to, ty t’mendoj”*,
një frazë e drejtpërdrejtë dhe pa filtra, që shumë ndjekës e kanë quajtur si një nga diss-et më të forta emocionale në muzikën shqiptare kohët e fundit.
Sipas fansave, këto fjalë tregojnë se Xhensila po e portretizon Besin si dikë që, edhe pse ka vazhduar jetën me persona të tjerë, emocionalisht nuk është shkëputur kurrë nga ajo.
As Xhensila dhe as Besi nuk kanë reaguar publikisht për këto interpretime, por një gjë është e sigurt: mesazhi ka mbërritur dhe rrjeti e ka lexuar qartë.






