Site logo

Ntreg

Thumba pas ndarjes? Selvija godet me një story që s’kalon pa u vënë re

Thashethemet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe Selvije Jao vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në media dhe rrjete sociale. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një ndarje, veprimet dhe postimet e fundit të Selvijes duket se po “flasin” më shumë se fjalët.

Së fundmi, Selvija ka postuar një instastory me një mesazh të fortë e plot kuptim:
“Ajo kujtoi se kush ishte dhe loja ndryshoi.”

Nuk dihet saktësisht nëse ky është një dedikim për dikë të veçantë, por shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë për Shpatin, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të komentuar nga publiku.

A është ky një sinjal i qartë që ajo po i lë pas të kaluarën dhe po rimerr kontrollin e jetës së saj, apo thjesht një frazë e rastësishme motivuese? Përgjigja mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt – loja, sipas saj, ka ndryshuar.

Thumba pas ndarjes? Selvija godet me një story që s’kalon pa u vënë re

Të fundit