Getoar Selimi ka prekur zemrat e ndjekësve me urimin e tij të ngrohtë për ditëlindjen e katërt të vajzës së tij, Margetit. Reperi i njohur, i cili rrallë ndan momente kaq personale, sot ka shfaqur gjithë lumturinë dhe krenarinë e një babai të përkushtuar.
“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! Tani u bëre 4 vjeçe dhe më bën baba me plot kuptimin e fjalës. E gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mua. Sytë e tu të mëdhenj, plot jetë, më japin forcë dhe inspirim çdo ditë,” shkruan ai.
Getoar shton se dashuria për vajzën e tij është kaq e madhe sa ndonjëherë është e vështirë ta shprehë me fjalë:
“Sa e bukur është të shkruash për ty, por edhe kaq e vështirë për shkak të emocioneve… Gëzuar ditëlindjen, jeta e babes! Paç shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur! Të dua pa fund!”
