Debati mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit në “Opinion”, mbi përdorimin e termit burrneshë dhe krahasimin e tij me identitetin transgjinor, ka ndezur reagime të shumta.
Analisti Arjan Konomi shpërtheu me tone ironike dhe të forta ndaj Osmanit, duke e quajtur atë “torollaqen e televizioneve”.
“Moj Albana Osmani, pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë… Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar”, shkroi Konomi.
Ai vijoi: “Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”
Qëndrimi i tij ka ndarë opinionin publik: disa e mbështesin për stilin e drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e shohin si reagim fyes ndaj Osmanit.






