Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është rikthyer në një intervistë ekskluzive ku ka folur hapur për jetën pas spektaklit dhe raportet e tij me ish-banorët.
Një nga temat më të ndjeshme ishte lidhja e tij e përfolur me Sara Kolamin, me të cilën ai kishte krijuar një shoqëri të ngushtë edhe pas daljes nga shtëpia. Por sot, Driloni pranoi se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.
“Marrëdhënie nuk është që kam me të. Ia uroj gjitha të mirat Sarës dhe krejt atyre të Bigut, edhe ata që s’më kanë kuptuar. Nuk është që kam marrëdhënie me dikë”, – tha ai.
Boksieri nga Drenica tregoi se gjithmonë e kishte parë Sarën vetëm si një mike të mirë, duke theksuar se as brenda e as jashtë shtëpisë nuk kishte ndodhur diçka më shumë.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas publikimit të një videoje të vjetër që u keqkuptua nga publiku:
“Doli një video që ka ndodhur shumë më herët, s’e di sa vite më parë. Kur ajo video u shpërnda, më janë gjuajtur shumë njerëz, sepse u duk sikur po e tradhtoja Sarën. Dhe Sara e shfrytëzoi atë moment, më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram.”
Driloni u shpreh se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak dhe për këtë arsye nuk ka më asnjë kontakt me të.






