Pas largimit të bujshëm nga “Ferma VIP” për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë kamerave, Limi dhe Alba Pollozhani u dukën më të bashkuar se kurrë. Çifti nisi bashkëjetesën në Tiranë, por qetësia nuk zgjati shumë…
Teksa Alba ishte e ftuar në një puntatë televizive me Luana Vjollcën, një ngjarje e papritur shpërtheu në rrjet. Limi, i cili ndodhej në banesë, publikoi në Instastory një video provokuese të një vajze thuajse nudo, e cila bënte lëvizje me konotacione të forta seksuale. Edhe pse videoja u fshi shumë shpejt, ajo mjaftoi për të ndezur rrjetin dhe për të trazuar situatën mes çiftit.
Albës i mbërriti lajmi ndërsa ishte ende live në emision – dhe reagimi i saj ishte i menjëhershëm. E irrituar, ajo i dërgoi mesazh vajzës në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga banesa e Lim-it, përndryshe paralajmëroi një “tërmet” të vërtetë. Pa u menduar gjatë, ajo u largua nga studio drejt shtëpisë ku bashkëjeton me partnerin, duke i dhënë dramës një tjetër kapitull.
Fansat janë ndarë mes mbështetjes për Albën dhe kritikave për Lim-in, ndërsa rrjeti po zien nga komentet dhe spekulimet për fatin e kësaj marrëdhënieje. A do ketë një përballje publike? Mbetet për t’u parë…






