“Tregova gjithçka nga vetja”/ Juela flet pas Big Brother: Reagon ashpër ndaj Gretës

Ish-banorja e Big Brother, Juela, ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke ndarë reflektime personale dhe momente që e kanë prekur gjatë rrugëtimit.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se gjatë qëndrimit të saj ka treguar si anët e mira, ashtu edhe ato më të vështira të karakterit.

“Tregova të mirat dhe të këqijat e mia”, u shpreh Juela, duke theksuar se eksperienca në Big Brother e ka ndihmuar të njohë më mirë veten.

Megjithatë, ajo nuk i kurseu komentet edhe për disa situata brenda shtëpisë, duke u ndalur veçanërisht te një moment me Gretën, të cilin e cilësoi si të papranueshëm.

Sipas Juelës, veprimi i Gretës ishte “i patolerueshëm”, duke shtuar se nuk e ka pritur mirë atë situatë. Nga ana tjetër, ajo pranoi se u ndje mirë që disa gjëra dolën në pah dhe publiku pati mundësinë të shihte realitetin e marrëdhënieve brenda shtëpisë.

Rrugëtimi i saj në Big Brother, sipas saj, ka qenë një eksperiencë e fortë emocionale, por edhe një mundësi për rritje personale.

Të fundit