Site logo

Ntreg

Trekëndëshi i ri i BBVK? Gjesti, Kaderi dhe komenti thumbues i Xhenetës

Një veprim i vogël në Instagram ka mjaftuar që të rikthejë në vëmendje një treshe të njohur nga reality show-t shqiptarë. Pak ditë më parë, Prive raportoi se Gjesti – fituesi i Big Brother VIP Kosova 3 – i ka bërë “follow” Kader Kicajt, ish-banore nga sezoni i dytë i të njëjtit format.

Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, por sidomos nga Xheneta Fetahu, e cila ka komentuar me nota të qarta ironie në postimin më të fundit të Kaderit:

“Pse kaq seksi 😍 Unë jom xheloze 🫣” – ka shkruar Xheneta, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Kaderi, nga ana e saj, e mori gjithçka me sportivitet dhe qartësi, duke i kthyer:

“Hahahahahaha veç shok jemi”, për të shuar çdo aludim për diçka më shumë mes saj dhe Gjestit.

Por biseda nuk u mbyll këtu. Xheneta e vijoi me një tjetër koment të shkurtër, por me nënkuptim të fortë:

“Le le 🙃”

Kjo shkëmbim i shkurtër, por mjaft “i ngarkuar” me ironi, ka ndezur rrjetet dhe ka ringjallur spekulime: a po fshihet diçka më shumë pas këtij “follow”-i të pafajshëm, apo thjesht po kthehen tensionet e lëna pezull nga shtëpia e BBVK?

Të fundit