Site logo

Ntreg

Tritoli i vendosur gabimisht? Babai i Jozefin Markut reagon pas shpërthimit

Babai i ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit tronditës me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26 gushtit.

Në dëshminë e dhënë përpara policisë, ai ka mohuar kategorikisht se familja e tij ka pasur ndonjë konflikt apo armiqësi. Sipas tij, as ai dhe as djali i tij, Jozefini, nuk janë të përfshirë në ndonjë situatë që mund t’i kthejë në shënjestër të një atentati kaq të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz, ku autorët kishin vendosur lëndën plasëse në portën e jashtme të banesës së një gruaje, M.D., e cila – sipas hetimeve paraprake – nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk përbënte shënjestër. Por burime pranë organeve të rendit kanë zbuluar një detaj tronditës: shënjestra e vërtetë dyshohet se ka qenë Jozefin Marku, ndërsa autorët kanë ngatërruar adresën, duke vendosur tritolin në banesën e gabuar.Ky zhvillim e bën edhe më të mistershme dhe alarmante ngjarjen, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet që fshihen pas këtij sulmi.

Të fundit