Site logo

Ntreg

Turjan Hyska: “Orinda zgjodhi mua kur kisha rrogën 800 mijë lekë – ajo është kisha ime”

Producenti dhe moderatori i njohur Turjan Hyska ka emocionuar publikun me fjalët e tij të sinqerta për bashkëshorten, Orinda Hutën, gjatë intervistës në emisionin “The Dalina Show”.

Me një rrëfim plot ndjesi, Turjani e përshkroi Orindën si gruan që di ta “shfazojë” dhe ta qetësojë, duke theksuar se ajo është forca dhe balanca e jetës së tij:

“Orinda di të më shfazojë mua. Po t’i dojë qejfi Orindës, ma heq qarkun, dhe mua s’ma heq qarkun njeri. Në të njëjtën kohë, ajo është qetësia ime. Ka një fuqi shëruese.”

Më tej, ai rrëfeu me sinqeritet se Orinda mund të kishte zgjedhur një jetë shumë më të lehtë, por zgjodhi dashurinë mbi gjithçka tjetër:

“Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë një vajzë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mund ta kishte pasur jetën shumë më të thjeshtë. Më zgjodhi mua kur kisha rrogën 800 mijë lekë dhe nuk u shkëput kurrë.”

Turjani nuk nguroi të pranojë publikisht rolin e rëndësishëm që Orinda ka në jetën dhe karrierën e tij:

“Në çdo vendim që marr, ajo më jep siguri. Më thotë: ‘Edhe nëse mbetesh pa asgjë, një kasolle ta ngresh, prapë do e kthesh në shtëpi’. Ajo është shtylla ime, ajo është familja ime, ajo është kisha ime.”

Në fund, producenti shtoi me admirim se gruaja është krijesa më e bukur dhe më e fortë në botë, duke pranuar me humor se ka edhe “ana të errëta” që e bëjnë më njerëzore dhe magjike:

“Gruaja është krijesë fantastike. Kur hakmerret, hakmerret bukur.”

Deklaratat e tij prekëse u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit e përgëzuan për mënyrën si flet me dashuri e respekt për partneren e tij.

Të fundit